SETE PER KUJDESIN E FYTYRES

  • Phytorelax Uomo, Body Wash & Face Cream, Set

    Seti përmban:

    1. Shampo 200ml për flokët dhe trupin mbas sportit ose pas një dite të gjatë në punë. Ky produkt është i krijuar nga ndërthurja e ekstrateve të guaranës me xhinxher e cila të ofron një ndjesi shplodhjeje.
    2. Krem 50ml për fytyrën hidratues për gjatë gjithë ditës. Eleminon efektet e stresit në fytyrë dhe gjithashtu dhe qeset e zeza poshtë syve. Pas aplikimit të kremit fytyra do të duket më e relaksuar. Kremi përmban acid hyaluronic, ekstrakte guarane dhe vitaminë E.

    Made in Italy

    2,500 L
  • Phytorelax Uomo, Body Wash + Pre-After Shave Balm, Set

    Seti përmban:

    1. Shampo 200ml për flokët dhe trupin mbas sportit ose pas një dite të gjatë në punë. Ky produkt është i krijuar nga ndërthurja e ekstrateve të guaranës me xhinxher e cila të ofron një ndjesi shplodhjeje.
    2. Balsam para dhe pas rrojes 75ml me aloe vera dhe vitaminë E. Ky produkt ofron lehtësim të menjëhershëm nga djegia e rrojes, duke e lënë lëkurën të butë dhe me një ndjesi të menjëhershme të mirëqenies. Formulë delikate për thithjen e shpejtë, zbut mjekrën dhe lejon kalimin e briskut edhe në zonat e vështira.
    2,500 L
  • Phytorelax Bio, Sebum Aloe Vera, Set

    Seti përmban:

    1. Krem 50 ml me aloe vera për normalizimin e fytyrës. Ky krem është i përshtatshëm për lekurat mikse, me akne dhe ato të yndyrshme. Ideal për të trajtuar puçrrat tek të miturit dhe rastet e stresit ose një dietë të çekuilibruar që mund të shqetësojnë balancën e lëkurës dhe të çojnë në defekte (parregullsi, pore të dukshme, lëkurë me shkëlqim). Kremi është i përbërë me ingredientë natyralë. Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje duke e masazhuar me delikatesë fytyrën dhe qafën e mirë pastruar dhe të thatë. Gjithashtu i përsosur si një bazë make-up.
    2. Gel pastrues për fytyrën 200ml me aloe vera. Mbas aplikimit të produktit fytyra duket e pastër dhe e shëndetshme. Aplikojeni në fytyrë dhe në qafë duke masazhuar butësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë të freskët. Shmangni kontaktin me sytë.

    Made in Italy.

    3,000 L
  • Phytorelax Bio, Hydro Avena, Set

    Seti përmban:

    1. Krem 50 ml me ingredient natyralë për hidratimin e fytyrës. Ky krem është i përshtatshëm për lekurat e thata dhe ato të dehidratuara. Krem i butë absorbues, jo i yndyrshëm i cili ofron një efekt të thellë dhe afatgjatë hidratues. Ndihmon në luftimin e dehidrimit të lëkurës natyrale dhe ruajtjen e rinisë së lëkurës së secilës grua. Aplikojeni kremin në mëngjes dhe në darkë në fytyrë dhe në qafë të pastër duke e masazhuar fytyrën butësisht derisa kremi të përthithet i gjithi.
    2. Milk & Toner (qumësht & tonik) 2 në 1 për pastrimin e fytyrës. Mbas aplikimit të produktit fytyra duket e pastër dhe e shëndetshme. Aplikojeni në fytyrë dhe në qafë duke përdorur një tampon për fytyrën dhe masazhojeni fytyrën butësisht derisa kremi të përthithet i gjithi.Nuk ka nevojë për shpëlarje.

    Made in Italy.

    3,000 L
  • Phytorelax Bio, Lux Lift Argan, Set

    Seti përmban:

    1. Krem 50ml për ti dhënë lekurës shkëlqim dhe luftimin e rrudhave të para. Ky krem është i përbërë me vaj natyral argani, omega 3 dhe omega 6.Krem i butë absorbues, jo i yndyrshëm i cili ofron dhe një efekt të thellë hidratues. Lëkura mbas aplikimit të kremit duket e shëndetshme dhe rrezatuese. Ky produkt këshillohet të përdoret mbas nga mosha 30 vjec e lart. Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje duke masazhuar me delikatesë fytyrën dhe qafën e mirë pastruar dhe të thatë. Gjithashtu i përsosur si një bazë make-up.
    2. Scrub mask 2 në 1 për ti rikthyer fytyrës shkëlqimin dhe eleminimin e shenjave të lodhjes. Maska është e përbërë me vaj argani natyrale dhe argjilë të zezë. Aplikoni një shtresë të maskës në lëkurë të pastër dhe shmangni zonat rreth syve dhe buzëve. Lejeni për të vepruar për 5 minuta në lëkurat e ndjeshme dhe 7 minuta për lekurat normale. Pas kësaj, masazhoni butësisht për të favorizuar veprimin exfoliating. Pastaj, shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët. Përdoreni një herë ose dy herë në javë.
    3,500 L
  • Phytorelax, Detox Charcoal, Set

    Seti përmban:

    1. SOS Detox maskë e zezë 75ml e cila i rikthen freski dhe dritë lëkurës së stresuar të ekspozuar ndaj ndotjes urbane. Ky produkt është i përshtatshëm për cdo lloj fytyre. Argjila e zezë, e lidhur me Qymyrin, kryen një aktivitet pastrues dhe absorbues, duke e bërë lëkurën të ndihet e shplodhur. Formula e tij e butë nuk thahet dhe nuk  e tërheq lëkurën dhe është e lehtë për tu shpëlarë.Aplikoni një shtresë të maskës në lëkurë të pastër një ose dy herë në javë dhe shmangni zonat rreth syve dhe buzëve. Lejeni për të vepruar për 5 minuta për lëkura të ndjeshme, 7 minuta për lëkurat normale, dhe pastaj shplajeni mirë me ujë të ngrohtë.Shkundeni para përdorimit.
    2. Pastrues për fytyrën 200ml i cili pastron të gjitha papastërtitë që ka përthithur lëkura nga faktorët e jashtëm sic janë ndotja. Shkundeni para përdorimit dhe aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar butësisht.Në fund shpëlajeni me ujë të freskët.

    Made in Italy.

    2,500 L
  • Phytorelax, Active Age Goji, Set

    Seti përmban:

    1. Krem anti-rrudhë 50ml me Omega 3 dhe 6. Ky produkt këshillohet të përdoret nga mosha 30 vjec e lart. Kremi kryen një trajtim intensiv të rrudhave dhe ju do të ndieni një rigjenerim të lekurës në shumë pak kohë. Aplikojeni kremin në mëngjes dhe në darkë në fytyrë të mirë pastruar duke e masazhuar lehtësisht derisa të përthithet i gjithi nga lëkura. Gjithashtu ky produkt është i përsosur dhe si një bazë make-up.
    2. Qumësht pastrues 200ml për fytyrën dhe sytë me Omega 3 dhe 6. Ky produkt është shumë efikas në heqjen e make-up dhe të papastertive duke e lënë lëkurën thellësisht të ushqyer dhe rrezatuese. Aplikojeni në fytyrë duke përdorur tamponë për fytyrën dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht nga lëkura. Pastaj shplajeni me ujë të ngrohtë.
    3,500 L
  • Phytorelax, Age Defense the Verde, Set

    Seti përmban:

    1. Krem dite 30ml për parandalim e rrudhave në fytyrë. Këshillohet që ky produkt të fillohet të përdoret nga mosha 20 vjec e lart në mënyrë që të fillohet parandalimi i rrudhave që herët për një efekt më të mirë. Kremi është i përshtatshëm për cdo lloj fytyre. Ky produkt përbëhet nga caji jeshil organik, Omega 3, Omega 6 dhe SPF10 për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme ultraviolet. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë çdo mëngjes para make-up, dhe masazhojeni butësisht. Rinovo aplikimin e kremit gjatë ditës në rast të ekspozimit ndaj rrezeve të forta të diellit.
    2. Krem 15ml për zonën e syve i cili eleminon qeset dhe rrathët e zinjë poshtë syve. Ky produkt është i përshtatshëm për cdo lloj lëkure dhe përbëhet nga caji jeshil organik, Omega 3 dhe Omega 6. Ideale si në mëngjes për të luftuar sytë e fryrë, dhe në mbrëmje, për të ushqyer lëkurën tuaj, ndërsa ju jeni në gjumë. Aplikojeni rreth konturit të syve me majat e gishtave butësisht.
    3,500 L
error: Mos kopjo se ngel ne klase!!!